Connect with us

E masakroi burri me thikë, kolegët e Migenës: Mendonte për të birin, s’fliste kurrë keq

Video

E masakroi burri me thikë, kolegët e Migenës: Mendonte për të birin, s’fliste kurrë keq

E masakroi burri me thikë, kolegët e Migenës: Mendonte për të birin, s'fliste kurrë keqA. Shehaj

Lajme

Migena Kellezi është gruaja që u vra ditën e djeshme me thikë në banesën e saj, nga bashkëshorti, në një qytet të Italisë. Koleget e kujtojnë të renë si një femër pozitive dhe që qeshte gjithmonë.

Ajo punonte në një dyqan telefonash në qendrën tregtare Tiare di Villese prej pak kohësh dhe përherë shfaqte gatishmëri për të ndihmuar kolegët.

Njëra prej tyre shprehet:

Nuk dimë çfarë të themi. Nuk i japim dot shpjegim kësaj tragjedie. E kishte përvetësuar shumë mirë punën. Kur e dëgjonim të fliste, asnjë nuk e dallonte që nuk ishte italiane. E kishte përvetësuar shumë mirë gjuhën, ama e donte shumë edhe vendin e saj të lindjes".

Kështu shprehen kolegët për marrëdhënien me Migenën, ndërsa për raportin e saj me bashkëshortin nuk dinin thuajse asnjë gjë.

Ata shtojnë:

Nuk kishte shumë kohë që punonte këtu dhe nuk mund të flisnim për gjëra kaq intime. Megjithatë, nuk fliste kurrë keq as për të shoqin. Nuk e imagjinonim kurrë që mund të ndodhte kjo dramë. Ishte përherë e gatshme për të birin. Ishte mendimi i saj i parë në çdo situatë".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top