Video
E mbajtën në burg me muaj pas denoncimit të një vajze, Kristiani fiton më në fund lirinë
E mbajtën në burg me muaj pas denoncimit të një vajze, Kristiani fiton më në fund lirinëS. Bardhi
Lajme
Në Shqipëri mund të përfundosh në burg pa bërë asgjë dhe rasti i Kristian Preçit fatkeqësisht është ilustrimi më i mirë i këtij fenomeni të (zh)drejtësisë.
Pasi rasti u bë publik nga emisioni “Boom”, Kristiani ka arritur që vetëm sot të fitojë lirinë e tij.
Preçi u arrestua në shtëpinë e tij teksa flinte gjumë, pasi një vajzë e kishte denoncuar në polici sikur i kishte vjedhur celularin.
Megjithëse gjatë kontrollit fizik Kristian Preçit nuk iu gjet asgjë dhe megjithëse ai u arrestua teksa flinte, policia e kishte shënuar si të kapur në flagrancë.
Gazetarët e emisionit u interesuan dhe e ndoqën rastin hap pas hapi duke zbuluar rrugët e “errëta” të bashkëveprimit nga ana e hallkave të drejtësisë për raste të tilla “flagrante”.
Prokurori i çështjes pranoi se për shkak të vjedhjeve të shumta, bëhen edhe shembuj, duke arrestuar dhe dënuar persona që mund të mos e kenë kryer krimin.
E kjo është anormale dhe një turp për drejtësinë dhe respektimin e lirisë së individit.
Shenjat e gishtërinjve kishin rezultuar negative për Preçin dhe gjithashtu celulari i ishte gjetur një personi tjetër, por këto nuk i mjaftuan gjykatës dhe vendosi ta linte në burg të riun.
Ky rrugëtim i gjatë për të fituar lirinë që drejtësia ia kishte mohuar i ka zgjatur Kristianit më shumë se 4 muaj dhe mori fund vetëm sot. Gjykata e Durrësit vendosi ta pushojë çështjen, por pyetja është: Çfarë po bënin 4 muaj?
JOQ.al