Connect with us

E rëndë, një person i jep fund jetës me fotoksinë

Kuriozitete

E rëndë, një person i jep fund jetës me fotoksinë

E rëndë, një person i jep fund jetës me fotoksinë

Një person i ka dhënë fund jetës pasi ka konsumuar ditën e djeshme në banesën e tij fotoksinë.

Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 55 vjeçarin L.K.,banues në Rrushkull, në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Toksikologjik Tiranë.

Edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga ana e mjekëve 55 vjeçari, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, ditën e sotme pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 55 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa dyshohet se fotoksinë ta ketë konsumuar në kushte të rënduara psikologjike.

Lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top