Connect with us

E shkruar me shkrim dore, shitet me një shifër rekord letra personale e Titanikut

Kuriozitete

E shkruar me shkrim dore, shitet me një shifër rekord letra personale e Titanikut

E shkruar me shkrim dore, shitet me një shifër rekord letra personale e Titanikut

Një letër personale e gjendur në trupin e një të mbyturi të Titanikut është shitur në ankand të shtunën për 126 mijë £ (166 mijë dollarë).

Letra është një nga sendet e fundit që i ka mbijetuar fundosjen dhe ende mban njolla nga koha e saj në Atlantik.

Alexander Oskar Holverson ishte pasagjer i klasit të parë në bordin e Titanikut. Letra i ishte shkruar nënës së tij për t’i treguar përshtypjet në anijen luksoze, duke vlerësuar më shumë ushqimin e mirë dhe muzikën.

“Nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrij në Nju Jork të mërkurën paradite”, shkruante Holverson një ditë para fundit fatal të anijes së famshme që u përplas me ajsbergun.

Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota dhe në këtë udhëtim ishte me bashkëshorten, Mary Alice, e cila i mbijetoi përmbytjes.

Letra u shit nga familja e Holverson në një ankand dhe u ble nga “Henry Aldridge & Son” në qytetin jugor Devizes. Çelësat e hekurit të Titanikut po ashtu u shitën për 76,000 paund. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top