Connect with us

Rama: I pari që dua të besoj te pafajësia e Tahirit, i dhashë gjithë mbështetjen time

Kuriozitete

Rama: I pari që dua të besoj te pafajësia e Tahirit, i dhashë gjithë mbështetjen time

Rama: I pari që dua të besoj te pafajësia e Tahirit, i dhashë gjithë mbështetjen time

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS. Pikë e parë e rendit të ditës është qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi me pyetjen “A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Ndësa si përgjigje theksoi se pas prindërve të tij, ai vetë ishte i pari që dëshiron të besojë nën pafajësinë e tij.

“A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, jam unë. Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit unë nuk jam prindi i tij edhe pse qysh se u bëra Kryeministër edhe tim bir e kam pas në komunikim pak herë në muaj ndërsa me Ministrin e Brendshëm kam komunikuar disa herë në ditë.

Ai është i pari që hyri në seli pas meje. Gjatë gjithë këtyre viteve i dhashë mbështetjen time, gjithë besimin tim dhe nuk i ndërhyra në asnjë moment në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij. Saimiri i ngjiti shkallët një nga një dhe arriti të bëhej Ministër i Brendshëm, e gjithë falë meritave të tij dhe nuk duhet mohuar se falë punës së Saimir Tahirit policia e shkatërruar u ngrit”, shprehet Rama.

Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga mazhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve.

Mazhoranca ka autorizuar prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Kriemeve të Rënda për arrestimin e Tahirit. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top