Connect with us

Ekonomia e Shqipërisë, Sejko: Situata në përmirësim

Kuriozitete

Ekonomia e Shqipërisë, Sejko: Situata në përmirësim

Ekonomia e Shqipërisë, Sejko: Situata në përmirësim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri një panoramë të situatës ekonomike dhe sistemit bankar në vend.

Për kreun e Bankës Qendrore, është vënë re një rritje pozitive e kredive në banka.

Sa i përket ekonomisë, ai tha se është evidentuar një rritje ekonomike, ndikuar kjo nga politikat monetare.

“Rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive. Industria bankare gëzon shëndet të plotë financiar, e cila është një premisë për zhvillimin e vendit. Këtë vit u mbushën 25 vit nga nivelit bankar dy nivelor. Politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë. Vlerësimet dhe studimet e BSH dhe të FMN tregojnë se tregu financiar ka përmirësim të vazhdueshëm”, tha Sejko.

Kreu i Bankës së Shqipërisë nënvizoi se “arkitektura e tregut financiar është ende jo e plotë. Vetëm 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë institucionit bankar. Besojmë se struktura e tregut bankar stimulon konkurrencën, por zhvillimi i tregut është një sfidë. Ambicia jonë mbetet për një treg të zhdërvjellët dhe likuid”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top