Connect with us

Ahmetaj: Nuk ka rritje borxhi, aktualisht është 71.1 %

Kuriozitete

Ahmetaj: Nuk ka rritje borxhi, aktualisht është 71.1 %

Ahmetaj: Nuk ka rritje borxhi, aktualisht është 71.1 %

Nga konferenca me temë “zhvillimet në tregun bankar”, ministri i Ekonomisë dhe Financave tha se borxhi publik nuk është rritur.

Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare do të ketë rritje katër herë më të madhë.

“Kishte një mal me borxhe të pashlyera në vitin 2013. Sot mund të vlerësojmë përpjekjet për të vendosur ekonominë në një ecuri pozitive nga të gjithë aktorët.

Pas 4 vitesh ekonomia rritet rreth 4 herë më shumë. Në vitin 2013 ekonomia ishte buzë greminës. Rritja ekonomike është garancia më e mirë në rrugën ku po ecën vendi. Në vitin 2016 investimet e huaja u rritën në 1,1 milardë dollarë. Edhe FMN ka shprehur optimizëm për rritjen ekonomike shqiptare.

Janë 65 mijë vende të reja pune në vitin 2016. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të rrisë borxhin publik, por ta ulë. Sot niveli i borxhit publik është 71,1 % dhe do të ulet edhe më tej”, tha Ahmetaj.

Duke folur për FMN-në, Ahmetaj tha se roli i këtij institucioni do të jetë vetëm monitorues. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top