Connect with us

Falsifikonin masivisht etiketat e ushqimeve, zbulohet magazina në afërsi të Durrësit

Video

Falsifikonin masivisht etiketat e ushqimeve, zbulohet magazina në afërsi të Durrësit

Falsifikonin masivisht etiketat e ushqimeve, zbulohet magazina në afërsi të DurrësitS. Bardhi

Lajme

Ditën e sotme është gjetur një magazinë në afërsi të Sukthit, magazina ishte e tipit stallë dhe në ambientet e saj bëhej falsifikimi i produkteve ushqimore.

Zbulimi është bërë nga AKU e Njësisë Administrative të Durrësit, e cila ka lajmëruar se këtyre produkteve u viheshin etiketa fals.

Njoftimi nga AKU Durrës:

Aktualisht trupa inspektuese nën drejtimin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës Z. Sefer SEFA, janë prezent në vendngjarje. Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigorozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore. Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top