Connect with us

Fate të Kryqëzuara, Hazall vishet nuse, Dilara, Rahmi e Ozan përfundojnë në burg për vrasje, ja çdo të ndodhë nesër

Showbiz

Fate të Kryqëzuara, Hazall vishet nuse, Dilara, Rahmi e Ozan përfundojnë në burg për vrasje, ja çdo të ndodhë nesër

Ozkan lajmëron Xhihanin se Ozan po luan kumar. Xhihan dërgon Rahmiun të bindë Ozanin të heqë dorë. Rahmi i lutet por Ozani mohon Xhihanin si baba. Demir bën një plan për t’u bashkuar me Hazallin. Xhihan i bashkohet lojës kundër Ozanit. Ozan lë lojën nga turpi. Xhihan kërcënon pronarin e kazinosë që të mos e pranojë më Ozanin.

Demir i kërkon Hazallit të dorëzojë kartën e identitetit. Hazall ia dërgon me ndihmën e Aumanit. Xhansu i thotë Xhihanit se ajo dhe Hazall gabojnë në dashuri, pasi mendojnë se të gjithë meshkujt janë të mirë sa ai. Keriman sëmuret dhe Ozkan shërben në shtëpi, duke mos e ndjekur dot Ozanin. Ekrem telefonon Dilarën por ajo nuk i përgjigjet. Ai heq dorë nga kimioterapia.

Ozan kalon natën me një vajzë e cila vdes në shtrat të nesërmen. Demir përgatit ambientin për dasmën.
Askush nuk i përgjigjet Ozanit në telefon përveç Xhihanit. Ekrem tenton vetëvrasjen pasi Dilara nuk e do por Rahmiu e shpëton. Xhihan verifikon se vajza ka vdekur. Ai dërgon njerëzit e tij për të menaxhuar situatën. Hazall mbetet pa roje në shtëpi.

Ajo i lë një letër Xhihanit dhe Dilarës se po largohet me burrin që dashuron. Xhansu e shikon dhe përpiqet ta ndalojë. Hazall i tregon Xhansus se do të martohet me Demirin. Hazallit i bie telefoni teksa po arratiset. Bahtjar sugjeron të fshehin trupin e vajzës që vdiq në shtrat me Ozanin. Xhihan refuzon. Ozan frikësohet se mund të burgoset për vrasje.

Vajza ka vdekur nga mbidoza. Xhansu i tregon Dilarës së Hazall është arratisur. Policia mbërrin dhe merr Ozanin në pyetje. Dilara shkonë të ndalojë martesën e Hazallit me Demirin. Hazall bëhet nuse. Xhihan nga ngjarja e Ozanit ka fikur telefonin. Rahmi shkon të takojë Dilarën që ta bindë të takojë Ekremin. Dilara shkon në vilën e Demirit ku po bëhet dasma.

Hazall pranon Demirin si bashkëshort.
Demiri nuk martohet dot pasi Dilara e qëllon me plumb në zemër. Rahmi ndjek pas Dilarën dhe shikon skenën. Demir përfundon në urgjencë. Policia arreston Dilarën. Ozani gjithashtu mbahet në burg. Dilara bashkë me Rahmiun përfundojnë në qeli për vrasje me qëllim. Xhihan tërbohet kur shikon Hazallin të veshur nuse. Dilara dhe Rahmi gënjejnë në dhënien e dëshmive.

Source @revistawho.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top