Connect with us

“Fëmijët” e teknologjisë, kështu humbi aventura e rritjes

Video

“Fëmijët” e teknologjisë, kështu humbi aventura e rritjes

“Fëmijët” e teknologjisë, kështu humbi aventura e rritjesL. Çela

Vec-e-jona

femijet

“Diferenca mes teknologjisë dhe skllavërisë është që skllevërit janë plotësisht dakord me faktin që nuk janë të lirë”. E si të mos i japësh të drejtë kësaj perle të shkruar nga filozofi Nasim Nikolas Taleb?!

Ndoshta, vetëm sepse në ditët e sotme, është e frikshme të shohësh që edhe një bebe që qëndron në karrocë mban në dorë një celular dhe e ëma pi kafe me shoqet apo me familjen. Dhe, a e dini çfarë? Ajo bebe tashmë di të shtypë edhe ekranin…

Ajo që duhet të përmirësojë jetën tonë është kthyer në jetën tonë. Fëmijët janë brezi që po e vuan më shumë këtë “fenomen” dhe, madje, kanë hequr dorë edhe më shumë nga aventurat që karakterizon botën e tyre, atë për të mësuar.

Tashmë, mendja e tyre është në PC, Ipad, Iphone, rrjetet sociale, fotografi dhe aplikacione. Në çdo grup fëmijësh, tema e diskutimit nuk është më ku do të shkojmë tani, të luajmë, të ngjitemi në pemë, të bëjmë karroca me kushineta apo të luajmë syllambyllësi. Nëse një fëmijë i ditëve të sotme e mendon këtë dhe e thotë me zë të lartë, të tjerët do ta tallin duke i thënë “ik ore qurravec!”.

Ah, po! Prindërit, shkaktarët e vërtetë të kësaj situate, edhe pse nuk do ta pranojnë kurrë, janë ata që ndihen të sigurt kur fëmija e tyre nuk provon aventurat e moshës, por qëndron në shtëpi me telefon, jashtë me telefon dhe madje edhe në shkollë e mësim me telefon.

Fundja, e monitorojnë në kohën reale, por ai që është monitorim i sigurisë kthehet në një “burg imagjinar” për fëmjët, aq sa më pas nis edhe diskutimi dhe lufta për t’ia hequr nga duart dhe për t’i thënë të mësojë, pasi ka shkollë.

Libri, në këtë aspekt, është kthyer vetëm në një “objekt” për të ekspozuar në Instagram. Detyrat, në këtë botë të tyre teknologjike, janë kthyer në një mundësi për t’i fotografuar dhe postuar, për të pritur më pas komente.

Praktikisht, ata jetojnë për të postuar foto dhe rreziqet e moshës i marrin për rrjetet sociale, jo më për rritjen e tyre.

Na pëlqenin më shumë ata fëmijë që vinin në shtëpi me gjurin e çarë, ata që kishin grisur pantallonat apo bluzën, por edhe ai që kërkonte bukë, sepse ishte lodhur dhe nuk shkonte në një dyqan me donera për t’u ulur dhe me telefonin të shtrembëronte kurrizin si “gungaçi i Notredamit”.

E gjithë bota sot është shkaktare për prishjen e brezit të ri. Po, sepse ata prekin të ardhmen pa kaluar nga e tashmja. Ata prekin atë që është teknologjia, një mundësi që shkencëtarët apo shpikësit kanë për t’iu mburrur njëri-tjetritse kanë bërë diçka më të mirë.

Ajo e mirë për ata, është e keqja për fëmijët, të cilët duhet thjesht të luajnë dhe mos mendojnë, pasi do të vijë edhe dita që do ta bëjnë atë gjë. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top