Connect with us

Fotot e VIP-ave që na bënë të flasim me vete! Me një këmbë, pa bark, pa gishta në Instagram!

Showbiz

Fotot e VIP-ave që na bënë të flasim me vete! Me një këmbë, pa bark, pa gishta në Instagram!

Beatrix Ramosaj

Në pamje të parë gjithçka duket në rregull në këtë foto.  Beatrixa shfaqet tejet sensuale, e veshur me një fustan-këmishë, por nëse do të shihni me vëmendje këmbët e saj do të vini re kontrastin në ngjyrën e lëkurës në këmbën e saj të djathtë. Duket sikur këngëtarja ka ndenjur në diell më shumë seç duhet dhe ky i fundit ka bërë punën e vet, por duke e nxirë vetëm në një pjesë të trupit. Pak e çuditshme që Trixa nuk e ka parë me vëmendje foton përpara se ta publikonte. Madje edhe fansat e kanë pyetur gjatë gjithë kohës se çfarë ka ndodhur me lëkurën e saj.

Dorina Mema

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në të cilën shfaqet shumë seksi. Me një trup si të sajin sigurisht që një foto e tillë do tërhiqte vëmendje, edhe pse në fakt duket sikur ka vetëm një dorë. Po ta shohësh me shumë vëmendje arrin të kuptosh që edhe dora tjetër është aty, edhe pse të duhet pak kohë dhe përqendrim.

Fjolla Morina

Pak ditë më parë postoi këtë foto në rrjete sociale dhe si gjithnjë shfaqej seksi. E veshur me një palë rroba banje që nxjerrin në pah format fizike dhe e pozicionuar në pishinë gjysmë e zhytur në ujë, Fjolla mund të tërheqë vëmendjen e të gjithëve por…

Diçka nuk shkon me barkun e saj! Ai thjesht nuk është aty, nuk e dimë ku është futur.  Ndoshta është bërë një ndërhyrje me photoshop ose bëhet fjalë për një iluzion optik, por ne thjesht nuk dimë si ta shpjegojmë ndryshe.

Luana Vjollca

Edhe Luana Vjollca ka postuar një foto të tillë, jo dosido por foto kopertine. Ajo shfaqet tepër provokuese me një lëkurë të shndritshme që nxjerr në pah linjat e saj seksi. Megjithatë, nëse ju nuk jeni aq detajist dhe ndoshta nuk e keni vënë re, ju sugjerojmë të shihni gishtat e këmbës. Nuk i gjetët? Po pra, as ne, as gjithë bota nuk mund t’i gjejë sepse thjesht nuk janë!/Blitz.al/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top