Connect with us

Fyerjet ndaj gazetarëve, Fatos Lubonja: Rama t’i vërë gishtin kokës, se…

Kuriozitete

Fyerjet ndaj gazetarëve, Fatos Lubonja: Rama t’i vërë gishtin kokës, se…

Fyerjet ndaj gazetarëve, Fatos Lubonja: Rama t’i vërë gishtin kokës, se…

Publicisti dhe analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar si të shëmtuar shfaqjen e Ramës me gazetarët. Ai u sugjeron mediave që të mos bashkëpunojnë me më me Ramën për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike apo financiare, por kërkon prej tyre të ndërgjegjësohen, pasi, sipas tij Rama, është armik i drejtësisë dhe i mediave që rrezikon dhe ekonominë e tyre.

Ndërsa gazetarëve Lubonja u thotë t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes dhe dinjitetit të tyre, por njëkohësisht dhe të ardhmes së tyre profesionale.

“Dakord që kemi gazetarë që shërbejnë, por deri në këtë shkallë sa të pranojnë të poshtërohen kështu, kjo nuk pranohet”, – tha ai.

“Që gazetaria ka një mijë probleme kjo dihet. Dhe që gazetarët kanë nevojë për më shumë profesionalizëm, më shumë dinjitet dhe koherencë, po ashtu dihet.

Por, unë mendoj se shkaktari numër një i situatës së rëndë të medias është ky kryeministër, i cili me një mendjeshkurtësi dhe injorancë, po përdor fjalën që përdori ai, mendon se në një demokraci mund të ecët pa media të pavarur dhe gazetarë.

Është ai i pari që ka bërë politika me kastrimin e mediave, nëpërmjet korruptimit të tyre përmes pushtetit ekzekutiv. I ka pasur në dorë dhe kur ka qenë në bashki.

Gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri është t’i vërë gishtin kokës, por ai në vend që t’i vejë gishtin kokës po ia vë të tjerëve dhe ka tentativa që ta bëjë këtë në mënyrë gjithnjë e më syçjerrët.

Pra, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm”, – shprehet Lubonja.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top