Connect with us

“Tahiri”, Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, por Kryeministri në krizë

Kuriozitete

“Tahiri”, Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, por Kryeministri në krizë

“Tahiri”, Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, por Kryeministri në krizë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadorit Donald Lu dhe zyrtarit të DASH Hoyt Yee për çështjen “Tahiri” dhe komentet e z.Rama pas tyre.

Përmes një deklarate publike sot, Vasili thotë se Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, por kryeministri po i përkthen shtrembër.

“Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krizë po i përkthen shtrembër. Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin.

Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë.

Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.

Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën. Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se më herët Donald Lu tha se "në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa nuk i takon atij të shprehet nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo", përfundon reagimi i z.Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top