Connect with us

Gena feston ditëlindjen, surpriza e bashkëshortes e lë pa fjalë

Kuriozitete

Gena feston ditëlindjen, surpriza e bashkëshortes e lë pa fjalë

Gena feston ditëlindjen, surpriza e bashkëshortes e lë pa fjalë

Prej disa vitesh me radhë, ai ka qenë prezent në festat e shqiptarëve me muzikën e tij dhe është padyshim një ndër artistët me zërin më të spikatur.

Bëhet fjalë për Genën. Këngëtari ka pasur ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë për të, bashkëshortja e tij, Lori është kujdesur që gjithçka të shkojë siç duhet, por pa e ditur ai.

Kjo ditëlindje e ka gjetur këngëtarin jashtë Shqipërisë, në koncert, por kjo nuk ka qenë një pengesë për Lorin dhe miqtë e ngushtë të jenë pranë tij.

Sapo ora ka shënuar 00:00, miqtë, nën diregjimin e bashkëshortes së këngëtarit, janë futur në dhomën e hotelit e me tortën në duar, i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Videon e surprizës e ka postuar vetë këngëtari në Instagram dhe e ka shoqëruar me një postim: “Një surprizë e bukur nga bashkëshortja ime. flm @lori_brahimaj ❤gjithashtu dhe @milothasangjekaj dhe miqve që u ndodhën të pranishëm….Një falenderim dhe për gjithë juve për urimet që sinqerisht ma zbukuruat këtë ditë edhe më shumë…Zoti ju bekoftë”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top