Connect with us

Gjuha fyese e Ramës ndaj gazetarëve, Basha: Në çekuilibër psikik, dhunë ndaj kujtdo

Kuriozitete

Gjuha fyese e Ramës ndaj gazetarëve, Basha: Në çekuilibër psikik, dhunë ndaj kujtdo

Gjuha fyese e Ramës ndaj gazetarëve, Basha: Në çekuilibër psikik, dhunë ndaj kujtdo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon ndaj gjuhës së ashpër me të cilin Kryeministri Edi Rama, ju drejtua gazetarëve.

Ai thotë se sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetarëve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij.

“I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendimmarrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij. Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri”, shprehet Basha në deklaratën e tij.

Ai thotë se përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën.

Sipas tij, sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes.​

Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, deklaron Basha, “unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot”.

Ai e mbyll qëndrimin e tij me fjalët “Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë”.

Pak pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare ku u votua kundër heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe kundër arrestimit të tij si i akuzuar për trafik droge. Kryeministri Edi Rama ka shperthyer me akuza ndaj gazetarëve.

Ai u tha se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni çorodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë

Nuk jemi këtu në një situatë ku diskutojmë t’ja heqim apo lëmë mandatin dhe së dyti nuk keni marrë vesh akoma kur akuzat kërcasin përditë se sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur ligjin, Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri Rama i solli një shembull gazetarëve duke theksuar se kush prej atyre do të pranonte që pronari ta çonte në burg se me idenë se ndokush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi.

“Nuk keni si ta kuptoni ju këtë që as nuk lexoni, as thelloheni dhe as dëgjoni ato që thuhet. Nëse do të ishte kështu ça është kuvendi i Shqipërisë, një studio noteri, që vjen të vulosësh një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve një tufë që tundet sipas muzikës që i afron prokuroria? Për çfarë janë kuvendi, komisioni i mandateve? Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arrestim me burg. Me ju e kam thjesht ta anashkaloj, por me ata që tundin kokën në katundet e klubet mediatike. Le të shkojë njëherë në burg tjetri, pse ça ka?! Në gjyqtar nuk kthehet as ministri dhe askush”, shtoi Rama. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top