Connect with us

Fyerjet ndaj gazetarëve, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Nën efektin e drogës

Kuriozitete

Fyerjet ndaj gazetarëve, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Nën efektin e drogës

Fyerjet ndaj gazetarëve, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Nën efektin e drogës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagon ashpër ndaj gjuhës fyese me të cilën Kryeministri Edi Rama iu drejtua gazetarëve, pas përfundimit të seancës parlamentare ku u votua kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

Ajo thotë se i frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme.

Sipas saj, një Kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje.

“Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një Kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij. I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Në vijim ajo thotë se sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë, nënvizon se u takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd.

Pak pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare ku u votua kundër heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe kundër arrestimit të tij si i akuzuar për trafik droge, Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza ndaj gazetarëve.

Ai u tha se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni çorodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë

Nuk jemi këtu në një situatë ku diskutojmë t’ja heqim apo lëmë mandatin dhe së dyti nuk keni marrë vesh akoma kur akuzat kërcasin përditë se sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur ligjin, Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri Rama i solli një shembull gazetarëve duke theksuar se kush prej atyre do të pranonte që pronari ta çonte në burg se me idenë se ndokush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi.

“Nuk keni si ta kuptoni ju këtë që as nuk lexoni, as thelloheni dhe as dëgjoni ato që thuhet. Nëse do të ishte kështu ça është kuvendi i Shqipërisë, një studio noteri, që vjen të vulosësh një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve një tufë që tundet sipas muzikës që i afron prokuroria? Për çfarë janë kuvendi, komisioni i mandateve? Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arrestim me burg. Me ju e kam thjesht ta anashkaloj, por me ata që tundin kokën në katundet e klubet mediatike. Le të shkojë njëherë në burg tjetri, pse ça ka?! Në gjyqtar nuk kthehet as ministri dhe askush”, shtoi Rama. /a.y/noa.al

Gjuha fyese e Ramës ndaj gazetarëve, Basha: Në çekuilibër psikik, dhunë ndaj kujtdo

Rama shpërthen ndaj gazetarëve: Turp t’u vijë, as lexoni, as kuptoni, flisni përçart

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top