Connect with us

Gol dhe asist në Champions, Taulant Xhaka merr shpërblimin e merituar

Video

Gol dhe asist në Champions, Taulant Xhaka merr shpërblimin e merituar

Gol dhe asist në Champions, Taulant Xhaka merr shpërblimin e merituarK. Demiraj

Sport

920x920Goli i tij i parë në Champions ndaj CSKA-së së Moskës dhe asisti që vulosi suksesin 0-2 të Bazelit për Oberlin në minutën e fundit, e bënë Taulant Xhakën protagonistin kryesor të zviceranëve në ndeshjen e fundit në Champions të mërkurën.

26- vjeçari, i cili realizoi një kryevepër nga distanca në minutën e 29-të, u shpall lojtari i ndeshjes, por vlerësimi më i madh për mesfushorin kuqezi ka ardhur 24 orë më vonë, me përfshirjen e emrit të tij për herë të parë në formacionin më të mirë të javës nga UEFA.

Xhaka është rreshtuar në mesfushë përkrah yjeve si Eden Hazard apo edhe Felipe Kutinjo. Ky është formacioni i javës në Champions: Areloa, Kolarov, Humels, Arnold, Xhaka, Promes, Bernard, Hazard, Kutinjo, Firmino, Salah.

Ndërkaq, goli i tij është nominuar edhe për më të bukurin e javës. Të shohim a do e fitojë këtë çmim mesfushori i kombëtares shqiptare.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top