Connect with us

Gomonia me 1.6 ton drogë, ky është biznesmeni financues i grupit

Kuriozitete

Gomonia me 1.6 ton drogë, ky është biznesmeni financues i grupit

Gomonia me 1.6 ton drogë, ky është biznesmeni financues i grupit

Detaje të reja vazhdojnë të dalin nga autoritetet greke lidhur me gomonen me 1.6 ton drogë të kapur në fundjavë, në një operacion ku u prangosën 10 persona mes të cilëve edhe 6 shqiptarë dhe 1 biznesmen grek.

Pikërisht ky i fundit, i identifikuar si 63 vjeçari me iniciale S.K., është cilësuar edhe si financuesi i grupit të trafikantëve.

Këtë të hënë, mediat greke kanë publikuar edhe fotografi të tij. Ai mësohet se është pronar i një restoranti në Mykonos, ndërsa kishte hapur edhe një restorant në Kolnaki por e ka shitur.

Policia e pikasi atë, teksa kohët e fundit 63-vjeçari investonte në blerjen e gomoneve.

Ndërkohë deri më tani është identifikuar një nga skafistët shqiptarë, të arrestuar në Greqi. Ai është Arban Baxheri, 32-vjec nga Saranda.

Ai mësohet se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, gjatë operacionit për kapjen e tyre.

Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Sarandës e cila ka kryer disa kontrolle banesash ditën e djeshme, por nuk ka gjetur lëndë narkotike apo të dyshuar.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top