Connect with us

“Mos i bini fyellit me një vrimë”, deputetët përplasen keq në emision

Kuriozitete

“Mos i bini fyellit me një vrimë”, deputetët përplasen keq në emision

“Mos i bini fyellit me një vrimë”, deputetët përplasen keq në emision

Është shoqëruar me debate dhe tension dueli i së hënës në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili.

Shkak është bërë kontrata 1 milion dollarëshe e PD me kompaninë amerikane, një skandal ky i bërë publik së fundmi në media dhe për të cilin Prokuroria ka nisur hetim.

Ka qenë deputetja e PS-së Klotilda Ferhati e cila tha se jemi përpara një skandali ku një parti politike ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit.

Por për demokratin tha se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se çdo kontratë pagesë është në raportuar në KQZ.

Pjesë nga debati:

Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing?

Ervin Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD…

Klotilda Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit… Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë. Kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua.

Ervin Salianji: Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha kontratat. Çdo pagesë është në KQZ. Nëse ka diçka për shkelje ligji le t’i drejtohen Prokurorisë. Mos i bini në një vrimë fyellit…

Klotilda Ferhati: Ju shitët detin. Ne nuk ndikojmë për të shpëtuar nga Prokuroria siç bëtë ju me rrugën e Kombit.

Ervin Salianji: Kjo zonja që bën si juriste ka nënshkruar vendimin për të dalë Saimir Tahiri jashtë vendit dhe nuk e di fare.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top