Video
Grabitën bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra euro, kush janë “skifterat” shqiptarë të Maltës të “larë në flori”
Grabitën bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra euro, kush janë "skifterat" shqiptarë të Maltës të "larë në flori"F. Tenolli
Lajme
Dy shqiptarë akuzohen për grabitjen e një argjendarie në Maltë. Nga argjendaria “Diamonds International” shqiptarët grabitën bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Policia malteze ka identifikuar njërin prej shqiptarëve, ndërkohë që ishte duke pirë kafe në një bar të njohur të Maltës me një tjetër shqiptar.
Kur oficerët iu afruan, Ramazan Hysa i drejtoi atyre armën por nuk mundi t’i qëllonte.
Shqiptarët u arrestuan të dy, po nuk është bërë me dijë nëse shqiptari që shoqëronte Hysën ka lidhje me krimin në argjendari.
Një foto e 24-vjeçarit kishte rënë në duart e oficerëve dhe në këtë mënyrë ata arritën ta identifikonin kur e panë në lokal.
Hysa dhe bashkëpunëtori i tij, pas grabitjes kishin përdorur një makinë të bardhë të cilin e kishin braktisur në Gzira dhe më pas ishin arratisur me biçikletë.
JOQ.al