Connect with us

Greta Koçi sjell projektin e saj të ri “Përsëri”

Kuriozitete

Greta Koçi sjell projektin e saj të ri “Përsëri”

Greta Koçi sjell projektin e saj të ri “Përsëri”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka njoftuar një ditë më se do të sillte projektin e saj më të ri dhe sot kënga është gati për t’u dëgjuar.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja Koçi u ka treguar fansave të saj se kënga që mban titullin “Përsëri” është një këngë shpirti, e kënduar me plot ndjenjë.

Kënga e re është një baladë, e punuar bukur dhe thjeshtë nga Genc Prelvukaj, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar motra e këngëtares, Eni Koçi.

Klipi këngës e sjell mjaft të veçantë Gretën, me skena vjeshtore dhe plot stil, ndërsa mahnit me pamjen dhe bukurinë e saj.

Kënga e saj e fundit është “Nuk ka dashni” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn e lançuar gjatë verës. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top