Connect with us

Gruaja e paguar si surrogate rrëfen makthin: Për pak më rrëmbyen fëmijën tim biologjik

Video

Gruaja e paguar si surrogate rrëfen makthin: Për pak më rrëmbyen fëmijën tim biologjik

Gruaja e paguar si surrogate rrëfen makthin: Për pak më rrëmbyen fëmijën tim biologjikS. Bardhi

Kuriozitete

Një grua që u pagua për të qenë surrogate (nënë zëvendësuese), ka treguar se si ishte duke humbuar djalin e saj biologjik pasi në barkuan e saj ka ndodhur një “mrekulli mjekësore”, çka nënkupton që ajo ka mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë që mbante në bark fëmijën e dikujt tjetër.

Jessica Allen, 31 vjeçe nga Kalifornia, dyshonte s e diçka kishte shkuar gabim vetëm një ditë pasi solli në jetë binjakët.

Ajo ishte paguar 26.663 Paund për të mbajtur dhe rritur në bark fëmijën e zotit dhe zonjës Liu.

Por kur pa një foto të dy foshnjave, ajo vuri re se ata dukeshin krejtësisht të ndryshëm, njëri ishte aziatik, ndërsa tjetri gjysmë i bardhë-gjysmë afrikano-amerikane.

Nga hetimet doli që në një incident jashtëzakonisht të rrallë mjekësor të quajtur superfetacion, Jessica dhe burri i saj tani, Wardell Jasper, kishin mbetur shtatzënë natyralisht, pavarësisht nga përdorimi i kondomëve, pas ciklit të fekondimit in vitro (IVF) gjatë të cilit embrioni i z. Liu transferohej në mitrën e Jessicës.

Një nga fëmijët, Max, ishte biologjikisht i saj, ndërsa tjetri ishte i familjes Liu.

Zonja Liu i kishte premtuar Jessica-s se mund të kalonte një orë me foshnjat pas lindjes së tyre, por kjo nuk kishte ndodhur dhe premtimi ishte thyer.

Jessica tregon për New York Post:

Nuk i kisha parë binjakët pasi u larguan nga barku im dhe u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Të nesërmen, nëna e tyre më vizitoi 10 minuta dhe më tregoi një foto në telefonin e saj celular.

I thashë asaj, “Wow! Ata duken ndryshe” dhe pastaj ma tërhoqi telefonin.”

Jo vetëm që Mike dhe Max nuk ishin idnentikë, por ata kishin edhe ADN krejtësisht të ndryshme.

Dr. Joel Batzofin, themelues dhe drejtor mjekësor i Shërbimeve të Fertilitetit të Nju Jorkut konfirmoi se superfetimi, ndonëse i rrallë, mund të ndodhë.

Pas shumë peripecish me avokatë dhe shpenzimeve të pafundme prej një viti e gjysmë me drejtësinë amerikane, familja Jasper arriti të merrte fëmijën e tyre biologjik, megjithëse procesi i dëmshpërblimit për familjen Liu vazhdon ende

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top