Connect with us

Gruaja kërcënon të hidhet nga kulla se e pushuan nga puna. Bashkia: Ja e vërteta

Kuriozitete

Gruaja kërcënon të hidhet nga kulla se e pushuan nga puna. Bashkia: Ja e vërteta

Gruaja kërcënon të hidhet nga kulla se e pushuan nga puna. Bashkia: Ja e vërteta

Një grua kërcënon se do të hidhet nga oxhaku i TEC-it në Kuçovë. Nuk dihen shumë detaje lidhur me shkaqet që kanë nxitur këtë grua që të hipë që në orët e para të mëngjesit në oxhakun e TEC-it, por mësohet se Elona Bregu, rreth 40 vjeç, ka ndërmarrë këtë veprim pasi dyshohet se është hequr nga puna.

Bregu është pastruese në Bashkinë e Kuçovës dhe ajo pretendon se është larguar nga puna. Në një lidhje në “News 24” bashkëshorti i Elones u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu.

Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë.

Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Ndërsa një përfaqësues i Bashkisë së Kuçovës u shpreh se nuk bëhet fjalë për largim nga puna, por vetëm ristrukturim brenda institucionit.

“Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha përfaqësuesi i Bashkisë.

Para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla. Kulla e TEC-it është e vetmja shenjë që i ka mbetur qytetit nga industria e dikurshme e naftës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top