Connect with us

Hilet që çdo femër duhet të dijë për të qenë e bukur jo vetëm në fytyrë, por në çdo pjesë të trupit

Shëndetësi

Hilet që çdo femër duhet të dijë për të qenë e bukur jo vetëm në fytyrë, por në çdo pjesë të trupit

Gratë kanë përdorur truke për tu dukur të bukura që në kohërat e hershme. Ja disa prej tyre që janë përdorur nga mosha të ndryshme dhe kanë funksionuar më së miri.

Përdorimi i vajit të ullirit
Vaji i ullirit është përdorur nga gratë që nga koha e egjiptianëve të lashtë. Edhe në ditët e sotme vazhdon të përdoret në produkte të shumta për kujdesin ndaj flokëve, balsam dhe shampo. Po iu përmendim disa nga përdorimet më të shpeshta: balsam antibakterial, krem rroje, pastrimi i qafës, serum për shkëqimin e fytyrës, për heqjen e make up etj

Banjat
Disa nga gratë parapëlqenin të shpenzonin kohë në banjot e nxehta që i përkisnin Romës së Lashtë. Një nga personat që i përdori ishte Kleopatra e cila ishte e njohur për ritualin e saj me qumësht dhe mjaltë. Këta dy përbërës ndihmojnë lëkurën tuaj të zbutet në mënyrë natyrale.

Terapia aromatike e trupit
Këto lloj masazhesh përfshijnë përdorimin e vajrave esencial për të marrë energji, reduktuar ankthin dhe stresin.

Pëlhurë e ashpër në vend të skrabit
Nëse nuk keni skrub përdorni një copë të thjeshtë ose pëlhurë të ashpër për të hequr qelizat e vdekura nga lëkura juaj në mënyrë efektive.

Depilimi me sheqer
Gratë kanë përdorur sheqer për depilim për shekuj të tërë. Është e ngjashme me depilim me dyll dhe nuk e dëmton aspak lëkurën tuaj.

Maskat me mjaltë
Mjekësia tradicionale egjiptiane e ka përdorur mjaltin për të trajtuar plagët e lëkurës dhe për shumë çrregullime të tjera. Nëse përdorni mjaltë të kombinuar me kanellë si një maskë fytyre, do të arrini të trajtoni aknet! Përdorni një maskë fytyre të përgatitur me avokado, mjaltë dhe kos për lëkurën e thatë.Mund të përdorni dhe Aloe Vera me mjaltë nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Maska me vezë
Vezët janë të shkëlqyera për t’ju siguruar flokë me shkelqim, të shëndetshme dhe të fortë. Flokët tuaj do të jenë të buta, pa funde të dëmtuar dhe më të gjatë se kurrë!

Gjethet e lakrës
Gratë që ushqenin fëmijët me gji i kanë përdorur gjethet e lakrës që nga kohërat e lashta. Ato ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit apo irritimet që shkaktohen në këtë proces.

Lëngu i limonit
Lëngu i limonit është përdorur për të trajtuar probleme të shumta shëndetësore, por gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës dhe flokut tuaj. Këtu janë disa nga përdorimet e saj më të mira: zbardhja e dhëmbëve, forcimi i thonjve,trajtimin e pikave të zeza etj

Argjila
Argjila është përdorur që nga koha e lashtë. Mund të përdoret për të hequr celulitin, për të forcuar flokët e tyre, ose për të patur lëkurën rrezatuese.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top