Connect with us

Përshkoi me këmbë mijëra milje për gruan e tij, historia e çiftit që preku zemrat e të gjithëve

Video

Përshkoi me këmbë mijëra milje për gruan e tij, historia e çiftit që preku zemrat e të gjithëve

Përshkoi me këmbë mijëra milje për gruan e tij, historia e çiftit që preku zemrat e të gjithëveS. Bardhi

Kuriozitete

Një burrë i moshur që përshkoi milje të tëra me këmbë në orvatje për të gjetur një dhurues veshke për gruan e tij më në fund është shpërblyer.

Wayne Winters, 74 vjeç, kishte veshur në trupin e tij një pankartë nga të dy anët dhe për javë të tëra shëtiste rreth qytetit të tij në Farr West, Utah, me shpresën se do gjente dikë për t’i dhuruar organin e veshkës gruas së tij, Deanna, e cila ka pesë dëmtime të parikuperueshme në veshkat e saj.

Në pankartën që mbante mbi shpinë 74-vjeçari kishte shkruar:

Kam nevojë për një veshkë gruaja A-4.”

Dhe këtë thirrje e shoqëronte me një numër telefoni që njerëzit ta kontaktonin, ndërsa në anën e pasme shkruante: Në Utah nevojiten 1000 veshka.

Pas shumë miljeve, tashëm është gjetur një dhurues për zonjën Winters, pothuajse dy vite pasi u diagnostifikua me sëmundjen.

Çifti, i cili ka 26 vite martesë, mori lajmin e shumëpritur këtë javë.

Per kanalin televiziv “Fox13”, zonja Winters tha:

Isha e tronditur nga gëzimi, nuk dija çfarë të mendoja.”

Veshka u dhurua nga dikush që kishte vdekur dhe tani zonja Deanna po merr veten nga operacioni i transplantit në spital.

Ndërsa Wayne Winters u shpreh i ngazëllyer:

Nuk dija çfarë të bëja kur mora vesh që ime shoqe ishte në rrezik për jetën. Ndjeja se duhet të përdorja të gjitha mënyrat. Pasi të kisha një veshkë për gruan time do i ktheja sërish jetën e saj normale.”

Winters mori qindra telefonata pasi historia e tij u bë virale.

I pyetur se sa njerëz kishin qenë në kontakt për të ofruar ndihmë, ai tha: Mes 700 dhe 800 në pak ditë.

Pavarësisht nga lajmi i mirë, 74-vjeçari nuk planifikon ta heqë dorë nga pankarta e tij për persona tjerë që kanë nevojë për një veshkë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top