Connect with us

Humbi jetën tragjikisht në aksident, kush ishte biznesmeni nga Gjirokastra pronar i 3 kompanive

Video

Humbi jetën tragjikisht në aksident, kush ishte biznesmeni nga Gjirokastra pronar i 3 kompanive

Humbi jetën tragjikisht në aksident, kush ishte biznesmeni nga Gjirokastra pronar i 3 kompaniveF. Tenolli

Lajme

aksident-naten-1024x593

Foto ilustruese

Një aksident i rënë automobilistik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në vendin e njohur si “Kthesa e Arbanës”, në aksin rrugor Vaqarr–Ndroq.

Viktima nga ky aksident kanë mbetur 45-vjeçari Athanas Xhavara nga Gjirokastra dhe 22-vjeçari Edison Sefa nga Tirana, ndërkohë që është bërë me dije se të plagosur kanë mbetur dy të tjerë.

Xhavara drejtonte mjetin tip “Toyota” me targë AA 757 DZ ndërsa Sefa ishte drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa Tr 1432 U.

Shkak i përplasjes së dy automjeteve mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

45-vjeçari i cili humbi jetën në këtë aksident, ka në pronësi 3 kompani dhe bizneset e tij janë të përqendruara kryesisht në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Policia ka bërë me dije se në momenti e aksidentit, biznesmeni ishte duke u kthyer nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet dhe biznesi i tij i riciklimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top