Connect with us

I dënuar me 17 vite burg për vrasje, ekstradohet drejt Shqipërisë

Kuriozitete

I dënuar me 17 vite burg për vrasje, ekstradohet drejt Shqipërisë

I dënuar me 17 vite burg për vrasje, ekstradohet drejt Shqipërisë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një të dënuar me 17 vite burg, i cili u ekstradua nga Edinburgu i Skocisë, drejt aeroportit të Rinasit gjatë ditës së sotme.

I ekstraduari është Astrit Picari 47 vjeç banues në Vorë, Tiranë.

I dënuari për vrasje ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Tiranës në nëntor të vitit 1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të “Vrasjes me dashje”.

Ai akuzohet se në 20 tetor të vitit 1995 pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburg dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top