Connect with us

I gjetën telefona me lëndë plasëse dhe kokainë, arrestohet 30-vjeçari nga Librazhdi

Video

I gjetën telefona me lëndë plasëse dhe kokainë, arrestohet 30-vjeçari nga Librazhdi

I gjetën telefona me lëndë plasëse dhe kokainë, arrestohet 30-vjeçari nga LibrazhdiD. Cani

Lajme

Një 30-vjeçar, banues në Librazhd është arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet pasi i janë gjetur dy telefona me lëndë plasëse, si dhe disa doza lëndë narkotike, të llojit kokainë.

30-vjeçari i identifikuar si Taulant Goli, banues në Zdrajsh Vërri në Librazhd, u arrestua në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.

Në momentin që ka konstatuar policinë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar menjëherë, duke u prangosur.

Në një çantë që kishte me vete iu gjetën dy bombat me eksploziv C4, të montuara me celular, si dhe disa doza lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale rreth 30 gramë.

Burimet policore thanë se lëndët plasëse do të përdoreshin për ndonjë sulm të mundshëm në Tiranë, megjithëse ende nuk ka të dhëna konkrete.

Ai është arrestuar me akuzat “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse” dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

FEATURE (1)

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top