Connect with us

I jepet sot lamtumira, homazhe në nder të kompozitorit Aleksandër Lalo

Kuriozitete

I jepet sot lamtumira, homazhe në nder të kompozitorit Aleksandër Lalo

I jepet sot lamtumira, homazhe në nder të kompozitorit Aleksandër Lalo

Miq, të afërm dhe kolegë po zhvillojnë homazhe në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Homazhet po zhvillohen në hollin e RTSH dhe kanë nisur në orën 11:00. Në orën 13:00 Aleksandër Lalo do të përcillet për në banesën e fundit.

Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur pas një arresti kardiak. Ai kishte marrë titullin "Mjeshtër i madh" nga presidenti dhe është autor i këngëve të muzikës së lehtë dhe të filmave.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të viti 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Lskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për muzikë më 1973.

Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, duke lënë një pasuri të madhe muzikore. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top