Connect with us

I vënë gjobë në mes të Tiranës, Olta ka dy fjalë për Policinë Bashkiake

Video

I vënë gjobë në mes të Tiranës, Olta ka dy fjalë për Policinë Bashkiake

I vënë gjobë në mes të Tiranës, Olta ka dy fjalë për Policinë BashkiakeS. Bardhi

Thashetheme

Të gjithë ata që përdorin makinën si mjet për të lëvizur me gjasë e kanë gjetur veten shumë herë në bela me Policinë Rrugore për gabime nga më të ndryshmet apo edhe për nxitim të policisë.

Të gjesh një vend parkimi është një sfidë më vete, sidomos në kryeqytet ku vendet janë të tejmbushura.

Në disa zona të Tiranës bashkia ka vendosur një politikë të caktuar parkimi, ku çdo qytetar që parkon paguan tarifën me një mesazh në numrin specifik duke dërguar targën e automjetit.

Olta Gixhari ka parkuar duke ndjekur këtë praktikë, por është gjobitur nga Policia Bashkiake edhe pse më përpara kishte paguar me sms tarifën e parkimit.

Me një denoncim publik, Olta Gixhari ka shkruar në Instagram:

Kjo është policia e bashkisë. Të vë gjobë edhe kur paguan me sms! Faleminderit :)”

Ka paguar 100 lekë të vjetra për orë në parkim, por aktorja ka zbuluar në komente se gjoba e vënë kishte vlerën e 2000 lekëve.

Epo, ç’mund të themi Olta… Qytetarët e thjeshtë përballen çdo ditë me pushtetin e policit, mos u mërzit me një herë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top