Connect with us

I zhdukur prej një jave, gjendet i vdekur në mënyrë tragjike

Kuriozitete

I zhdukur prej një jave, gjendet i vdekur në mënyrë tragjike

I zhdukur prej një jave, gjendet i vdekur në mënyrë tragjike

I zhdukur pa gjurmë prej një jave, gjendet i vdekur në mënyrë tragjike. Gjatë ditës së mërkurë, është gjetur i pajetë trupi i 56-vjeçarit Jaho Madani nga Tropoja.

Në vijim të kërkimeve për gjetjen tij, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i 56-vjeçarit.

Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e Madanit, ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

I ndjeri me banim në fshatin Shoshan, ishte shpallur në kërkim, pasi më 27 nëntor është paraqitur në komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij S.M., ku ka denoncuar se më 24 nëntor, babai i saj, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Tropojës. /a.y/noa.al

Pesë ditë pa gjurmë, vajza denoncon zhdukjen e të atit

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top