Connect with us

Ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes ndërlidhen me humbjen e dëgjimit tek femrat

Shëndetësi

Ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes ndërlidhen me humbjen e dëgjimit tek femrat

Përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër dhimbjes pa recetë mund të shoqërohet me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit tek disa femra, thotë një studim i ri,

Gratë që përdorën ibuprofen (Advil, Motrin) ose acetaminophen (Tylenol) për gjashtë vjet ose më shumë kishin më shumë gjasa të vuanin nga humbja e dëgjimit se ato që përdorën ilaçe kundër dhimbjes për një vit ose më pak, thanë hulumtuesit nga Brigham and Women’s Hospital në Boston.

Ata nuk e gjetën ndonjë lidhje të ndjeshme në mes të përdorimit afatgjatë të aspirinës dhe humbjes së dëgjimit.

“Edhe pse shkalla e rrezikut më të lartë të humbjes së dëgjimit me përdorimin e analgjetikëve ishte modeste, duke pasur parasysh se sa shpesh janë përdorur këto medikamente, madje edhe një rritje e vogël e rrezikut mund të ketë implikime të ndjeshme shëndetësore”, tha autori i lartë i studimit, dr. Gary Curhan, në një deklaratë për shtyp të spitalit.

“Duke supozuar rastësinë, kjo do të thotë se rreth 16.2 për qind e humbjes së dëgjimit që ndodh tek këto femra mund të jetë për shkak të përdorimit të ibuprofenit ose acetaminophenit”,tha Curhan.

Studimi, megjithatë, nuk ka përcaktuar marrëdhënien shkak-pasojë.

Për këtë studim, ekipi i Curhan i analizoi të dhënat nga më shumë se 54,000 femra, të moshës 48 deri në 73 vjeç, në Nurses’ Health Study.

Përdorimi më i gjatë i ibuprofenit ose acetaminophenit ishte i lidhur me rrezik potencialisht të lartë të dëgjimit të dëmtuar.

Hulumtuesit vunë në dukje se shumica e femrave në studim ishin më të moshuara dhe të bardha. Ata thanë se nevojiten studime më të mëdha që përfshijnë grupe të tjera të njerëzve për të mësuar më shumë për lidhjen e mundshme mes ilaçeve kundër dhimbjes dhe humbjes së dëgjimit.

Ekipi hulumtues më parë zbuloi se përdorimi i lartë i acetaminophenit dhe ilaçeve të klasit NSAID u shoqërua me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit tek meshkujt dhe femrat më të reja.

“Humbja e dëgjimit është shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë ndikim të thellë në cilësinë e jetesës”,tha Curhan.

“Gjetja e faktorëve të modifikueshëm të rrezikut mund të na ndihmojë në identifikimin e mënyrave për ta ulur rrezikun para se të fillojë humbja e dëgjimit dhe për ta ngadalësuar përparimin e humbjes së dëgjimit”.

Rezultatet e studimit u publikuan më 14 dhjetor në “merican Journal of Epidemiology”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top