Connect with us

Ish-gruaja e quajti vëlla, Albi Nako shtang me përgjigjen: Është më mirë të të bëhet motra e dashur?!

Showbiz

Ish-gruaja e quajti vëlla, Albi Nako shtang me përgjigjen: Është më mirë të të bëhet motra e dashur?!

Albi Nako është komentuar shumë këtë javë, e kjo pas një mesazhi të dhënë nga Klaudia ku e quajti “vëllain e madh”.

I ftuar sonte tek “Xing”, Ermali e ka pyetur “si është të bëhesh me motër në këtë moshë”, e Albi është shprehur:

Mos të lëntë Zoti  pa motër! Më mirë e dashura të kthehet në motër apo motra të kthehet në të dashur?! Momenti që unë u emocionova kur pashë videon nuk ishte për frazën por nga distanca, kisha kohë pa e parë. Por jo me frazën që tha. Isha i papërgatitur. Si u ndjeva?! Nuk ndjeva asgjë Ermal. Çfarë është vëllai për motrën?! Është ai që të ngre kur ti rrëzohesh, është dashuria e përjetshme”.

I pyetur se përse nuk hoqi dorë nga jeta e tij në Tiranë për të ndjekur partneren e tij në Itali, ai shprehet:

Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’i abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë. Unë kam një motër që jeton prej 25 vitesh në Amerikë. Familja ime gjithë këto vite e ka parë më shumë se 10 herë. Nuk e gëzuan si fëmijë. Mendo ata të mos më kishin dhe mua, unë e quaj fatkeqësi shumë të madhe që dy prindër të kenë fëmijë dhe mos t’i gëzojnë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top