Connect with us

Ish-Miss Shqipëria tregon se si funksionon marrëdhënia e saj treshe (Foto)

Showbiz

Ish-Miss Shqipëria tregon se si funksionon marrëdhënia e saj treshe (Foto)

Një nga personazhet më pa komplekse dhe që prej disa kohësh po komentohet shumë në media.

Po flasim për Egla Harxhin, ish-Miss Shqipëria 2007 e cila ka pranuar se jeton në një marrëdhënie treshe me partnerin e saj dhe një femër tjetër.

E ftuar në Thumb, Egla ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së saj me dy personat e tjerë duke shuar paksa edhe kuriozitetin e njerëzve që ju duket e çuditshme.

“Unë mendoj se është e thjesht të mbahet një marrëdhënie treshe sepse vetë fakti kur mendon një marrëdhënie tradicionale me dy persona nuk është e thjeshtë ta mbash. Në rastin tim treshe është e thjeshtë sepse nuk mërzitesh asnjëherë. Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat krijohet një lloj balance për të neutralizuar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhënie”, u shpreh Egla.

E pyetur se si ka mundësi që s’bëhet xheloze duke e ndarë partnerin e saj me një femër tjetër, Egla tha se kjo marrëdhënie nuk ka xhelozi sepse të tre krijojnë një lloj balance.

“Kjo marrëdhënie eliminon çdo lloj xhelozie sepse askush nuk lihet jashtë vëmendjes në asnjë moment. Në rast se njëri nga partnerët është shumë i zënë me punë, partneri tjetër nuk do jetë i mërzitur sepse ka dikë tjetër. Pra krijohet një balancë dhe një ekuilibër që askush nuk mërzitet asnjëherë dhe kjo është diçka e bukur”, përfundoi Egla. /Tabloid/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top