Connect with us

Italia thirrje Shqipërisë: Fitoni luftën ndaj korrupsionit dhe ju mbështesim të anëtarësoheni në BE

Video

Italia thirrje Shqipërisë: Fitoni luftën ndaj korrupsionit dhe ju mbështesim të anëtarësoheni në BE

Italia thirrje Shqipërisë: Fitoni luftën ndaj korrupsionit dhe ju mbështesim të anëtarësoheni në BEF. Tenolli

Lajme

Asambleja e Këshillit Parlamentar të Europës mbajti sitën e dytë të punimeve për seminarin me temë: Promovimi i integritetit në qeverisje për të luftuar korrupsionin në politikë.

E ngarkuar për delegacionin shqiptar me disa nga politikë bërësit më të njohur italianë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i senatit italian dhe ish-prokurori antimafia Pietro Grasso. I cili u shpreh:

Korrupsioni është kompleks dhe kërcenim për kombin, ai dëmton të ndershmit e të pamundurit. Beteja kundër korrupsionit i përket të gjithë vendeve pjesëtarë të GRECO-s. Gjatë diskutimit të tij Grasso citoi një thënie të Papa Francesco mbi korrupsionin: Korrupsioni është një e keqe, një kancer që gërryen jetët tona, dhe ne duhet ta luftojmë sëbashku, njerëz të të gjitha besimeve edhe jo besimtarët, sepse jemi si flokë dëborë nëse jemi vetëm, por bëhemi ortek nëse jemi te bashkuar’. Beteja ndaj korrupsionit është një beteje që duhet fituar, gjërat, edhe ato me të pamundurat mund të ndryshohen nëse punohet ndershmërisht e bashkërisht.

Raffaele Cantone, Presidenti i Autoritetit Antikorrupsion të Italisë, gjatë fjalimit të tij tha:

Prevenimi i korrupsionit është shumë më i rëndësishëm se marrja e masave kur dëmi është bërë. Duhet punuar që në fillim pikërisht tek konflikti i interesit, i cili është një paradhomë e korrupsionit. Kodi i sjelljes paraqet një instrument të rëndësishëm për të kuptuar sjellje të dyshimta. Gjithashtu financimi i politikës duhet të kaloje në shumë filtra kontrolli, për të evituar korrupsionin që bëjnë disa fondacione financuese të partive politike, të parave në hyrje por edhe në dalje. Edhe financimet modeste anonime janë të dyshueshme kur ato përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave.

Fjalën përmbyllëse të takimit dy ditor në Romë e mbajti deputetja e Parlamentit italian dhe anëtarja në Delegacionin e PACE Tamara Blazina.

Ajo falenderoi pjesëmarrësit këtë takim shumë të frytshëm dy ditor dhe u shpreh se:

Rekomandimet e dhëna për Shqipërinë ne rrugën e saj për në Europë po plotësohen. Europa nuk mund te quhet e tille, pa anëtarësimin e Europës Jug-Lindore. Për zhvillimet dhe detyrat e ngarkuara, qe ka përmbushur Shqipëria ne e duam dhe Italia është dakord dhe mbështet Shqipërinë ne rrugën e anëtarësimit drejt UE ne 2018.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top