Video
“Je në mbidozë kokaine, ke pirë 6 shishe ujë, ja ku i ke provat” Nard Ndoka akuzon Ramën
"Je në mbidozë kokaine, ke pirë 6 shishe ujë, ja ku i ke provat" Nard Ndoka akuzon RamënA. Shehaj
Lajme
Nard Ndoka nuk i ka ndalur akuzat e tij ndaj Edi Ramës dhe i është bashkuar fjalës së Sali Berishës, i cili u shpreh se kryeministri është nën efektin e kokainës.
Berisha u shpreh:
Pse kruhet gjithë kohën që flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak dhe ajo është kokaina. Lexoni simptomat e mbidozës së kokainës. Mund të thoni se është një çështje personale. Jo, ky ka vendosur të pranojë drogën e sotshme shqiptare me vizat e kokainës".
Si replikë Rama përmendi edhe Nard Nokën, për të cilin u shpreh:
E dëgjova me vëmendje fjalën dhe mbajta shënime. Tha “Peshkatari është peshku i madh". Ftoj deputetin Ndoka ta zgjidhë në gjyq për çështjen e autorit".
Nga ana e tij, Nardi i dha një nga një provat që tregojnë se Edi Rama është nën efektin e kokainës dhe mbidozës së saj:
Është nën efektin e kokainës. Unë s'kam besim tek doktori që kemi këtu, por një doktor i ngjashëm më thotë që shenjat e tij janë tipike të një përdoruesi kokaine. Kush pi kokainë kruhet dhe nxjerr. Ju i keni të dyja këto. Duke qenë nën efektin e kokainës kemni pirë 6 shishe ujë. Merr edhe shishet e ministrave, atyre që nuk janë përdorues të kokainës. Pini ujë dhe ulni nivelin e kokainës në gjak dhe në tru".
JOQ.al