Connect with us

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit, zbulohet emri i kreut të ri të SHISH

Kuriozitete

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit, zbulohet emri i kreut të ri të SHISH

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit, zbulohet emri i kreut të ri të SHISH

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit nga drejtor i SHISH, është emëruar edhe drejtori i ri. Ai është Helidon Bendo.

Pas dorëheqjes që shefit Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin Ilir Meta ku paraqiti propozimin për lirim të drejtorit të Shërbimit Informativ Visho Ajazi dhe emërimin në këtë detyrë të zv. drejtorit të Shërbimit Informativ Elidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të SHISH erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilin kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar Visho Ajazin për kontributin e tij.

Më herët kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra duke e dërguar kërkesën tek kryeministri Rama, dhe duke mos lënë asnjë vend për diskutim. Ajazi mori drejtimin e SHISH në gusht të vitit 2012.

Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur politika "zien" nga zhvillimet politike, ku kryefjala e debateve mes mazhorancës dhe opozitës është çështja "Tahiri". /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top