Connect with us

Jonida Shehu braktis papritur emisionin, kjo është hakmarrja e egër e Top Channel

Video

Jonida Shehu braktis papritur emisionin, kjo është hakmarrja e egër e Top Channel

Jonida Shehu braktis papritur emisionin, kjo është hakmarrja e egër e Top ChannelG. Hasani

Lajme

Para se të fillonte emisionin "Pasdite në Top Channel" ditën e sotme, moderatorja Jonida Shehu është larguar nga ky televizion me motivacionin se nuk ndihet mirë në atë program.

Për Panoramën, Jonida Shehu u shpreh:

Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”.

Por, sipas televizionit Top-Channel, moderatorja Jonida Shehu është larguar ditën e sotme përfundimisht:

Top Channel njofton se marrëdhëniet kontraktuale me znj.Jonida Shehu janë ndërprerë në mënyrë përfundimtare më 23.10.2017".

Duket se ky televizion nuk do ta lërë çështjen me kaq. Sipas një shkrimi të publikuar në portalin e tij lajmëron se do ta zgjidhë në rrugë ligjore për prishje imazhi.

Top-channel shkruan se:

Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit".

Për më tepër, ky televizion e akuzon Jonidën për mungesë profesionalizmi:

Sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel".

Jonida Shehu nuk do të jetë më moderatorja e Pasdites, duke i lënë vendin Juli Krisafit, spikeres së edicioneve qendrore në Top Channel prej disa vitesh.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top