Connect with us

Kamioni përplas për vdekje 2 persona, 5 të tjerë mbeten të plagosur

Video

Kamioni përplas për vdekje 2 persona, 5 të tjerë mbeten të plagosur

Kamioni përplas për vdekje 2 persona, 5 të tjerë mbeten të plagosurF. Gjoni

Lajme

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattan.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Deri më tani është bërë i mundur vetëm arrestimi i personi të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa policia po heton ende.

Daily Mail raporton se kamioni është drejtuar drejt një zone biçikletash, duke shtypur dy çiklistë dhe përplasur disa këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top