Connect with us

Kapet në Holandë pukjani i bandës së famshme të “Babagjyshëve, për çfarë akuzohet?

Video

Kapet në Holandë pukjani i bandës së famshme të “Babagjyshëve, për çfarë akuzohet?

Kapet në Holandë pukjani i bandës së famshme të "Babagjyshëve, për çfarë akuzohet?S. Bardhi

Lajme

Ka rënë në pranga nga policia holandeze një prej personave të shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

I arrestuari me qëllim ekstradimin është Fatmir (Fatjon) Pjetri, 31 vjeç, nga Puka, i akuzuar për disa vepra penale dhe po ashtu pjesë e bandës së “babagjyshave”.

Arrestimi i Pjetrit u bë nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K Interpol Tirana dhe ekstradimi i tij do jetë i menjëhershëm.

Fatmir Pjetri është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Lista e vjedhjeve të kryera nga grupi kriminal "Babagjyshët", gjatë viteve 2013 dhe 2014:

1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.

2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.

3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.

4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.

5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.

6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.

7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare X.

8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.

9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top