Video
Keidi Bare fiksohet keq, mesazh Panuccit: Më merr në Kombëtare
Keidi Bare fiksohet keq, mesazh Panuccit: Më merr në KombëtareK. Demiraj
Sport
Keidi Bare mezi pret të grumbullohet me ekipin e parë të kombëtares shqiptare. Mesfushori, që prej një viti është pjesë e ekipit të parë të Atletico Madrid, i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit Panucci.
Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” ai u shpreh:
"Më mirë vonë sesa kurrë! Unë shpresoj shumë që të grumbullohem nga Panucci. Besoj se duhet të jem pjesë e grupit, për të treguar nëse vlej apo jo për të qenë pjesë e Kombëtares së madhe.
Në pritje të ftesës, ndoshta prej miqësores së 13 nëntorit, në Antalia, me Turqinë, talenti nga Fieri pret të debutojë në këtë sezon në La Liga, pasi luajti ndeshjen e parë nën urdhërat e Diego Simeones në Kupën e Mbretit.
JOQ.al