Connect with us

Kërcënohet me jetë djali i vogël i Donald Trump

Kuriozitete

Kërcënohet me jetë djali i vogël i Donald Trump

Kërcënohet me jetë djali i vogël i Donald Trump

ISIS kërcënon Shtëpinë e Bardhë dhe më saktësisht familjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbështetës të të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS, kanë bërë një apel në rrjetet sociale “Të vrasim djalin e vogël të Presidentit Donald Trump”.

Kërcënimi i referohet Barron, djalit 11-vjeçar të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i ardhur në jetë nga martesa me Melania.

Është kjo ajo që shkruan “Site”, sajti i cili shpërndan propagandën e ISIS, ku publikohet emri dhe pozita gjeografike e shkollls së të voglit.

Melania dhe Barron u transferuan këtë vit në Shtëpinë e Bardhë, pasi djali përfundoi vitin shkollor në New York, ku dhe e kishte nisur.

Në Washington, vogëlushi sapo ka nisur të frekuentojë shkollën e tij të re. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top