Connect with us

“Më kërkoi 1000 euro për…” zbulohen bisedat pse ia hakeruan Instagramin Albana Osmanit

Showbiz

“Më kërkoi 1000 euro për…” zbulohen bisedat pse ia hakeruan Instagramin Albana Osmanit

Pas publikimit të disa fotove të dyshimta në profilin zyrtar në Instagram të moderatores Albana Osmani, ajo njoftoi se disa hakera nga Afrika i kishin vjedhur llogarinë.

Ajo ëshët mjaft aktive në rrjetet sociale, por kur fotoja e një djali që mbante në dorë hashash u shpërnda në profilin e saj gjërat morën të tatëpjetën. Siç duket fotoja është e djalit që i ka hakeruar llogarinë moderatores.

Albana ka njoftuar në profilin e fondacionit të saj hakerimin e llogarisë në Instagram.

“Të dashur miq, sot më vodhën Instagram-in. Me sa kam  identifikuar deri tani është vjedhur nga hakera në Afrikë. Po përpiqem ta kthej. Nëse s’ia dal do t’ju njoftoj përsëri,- ka shkruar ajo.

Për redaksinë e JOQ.al, një djalë ka rrëfyer një tjetër version të historisë.

Po kjo Albana Osmani pse qahet se i kan vjedhur instagramin. Kjo ka folur me mua para ca muajsh dhe ka thene qe kam folur me nje haker nga Kosova dhe me kerkoi 1000 euro per ti vene verifikimin me pulle blu fallco. Tani ata i jane kthyer kunder dhe thote qe jane nga Afrika. Kta vipat me hakera merren se kshu i blejn klikimet dhe i prishin pune konkurrenteve.

Ajo me pyet mua se si mund ta verifikoj instagramin. I thashe nuk di sesi por pyet ndonje vip ose ndonje ne Top Channel. Ajo tha qe kam pyetur dhe i kishin dhene nje numer te nji djali nga Kosova. Ky i kishte kerkuar para. Un e keshillova dhe i thashe mos e bej. Ajo u bind dhe nuk beri gje. Por ndoshta hakerat i bejne presion sepse e dine qe artistet ose personazhet duan fame,- kanë qenë fjalët e djalit për JOQ.al.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top