Connect with us

Kishte 10 vite me dhimbje barku, mjekët vënë duart në kokë nga ajo që i nxjerrin gruas

Kuriozitete

Kishte 10 vite me dhimbje barku, mjekët vënë duart në kokë nga ajo që i nxjerrin gruas

Plot 200 gurë tëmthi u hoqën nga trupi i një gruaje në Kinë. Mjekët u çuditën se si gruaja i kishte duruar dhimbjet për 10 vite me rradhe derisa vendosi të shkojë në spitalin Guangji, në Hezhou.

45 vjeçarja e identikuar vetëm me emrin Chan, kishte një numër të madh gurësh në tëmth, që mjekët besonin se ishin grumbulluar me kalimin e viteve. Kirurgët hoqën të paktën 200 të tillë nga fshikëza e tëmthit dhe kanalet biliare. Disa prej tyre kishin madhësinë e një veze.

Gruaja deklaroi se dhimbja nisi më shumë së 10 vite më parë, por frika nga operacioni bëri që të mos vizitohej.

Mjeku kirurg Quanwei Wei, sipas britanikes “The Sun” tha se ky numër i madh gurësh mund të jetë krijuar për shkak se 45 – vjeçarja nuk hante mëngjes. Ajo u tha mjekëve se prej 10 vitesh nuk e hante këtë vakt dhe ndonjëherë ishte tepër e lodhur për të gatuar në darkë, pasi kthehej nga puna.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top