Connect with us

Në këtë kohë të ditës jeni më së shumti produktive

Kuriozitete

Në këtë kohë të ditës jeni më së shumti produktive

Përpjekja për të qenë kreativë mund të jetë e vështirë kur ndjeheni të përgjumur dhe të privuar nga kafeina. Ndonjëherë thjesht keni probleme ta nxirrni një ide të mirë nga truri juaj.

Por një studim i vitit 2011, i publikuar në revistën “Thinking & Reasoning”, mund ta ketë sekretin e periudhës më të mirë kur ju prireni të jeni inovativ dhe kreativ, transmeton Telegrafi.

I kryer nga Mareike B. Weith dhe Rose T. Zacks, studimi është përqendruar në atë se si një periudhë e caktuar e ditës ndikon në aftësinë për të zgjidhur problemet e kreativitetit.

‘Proceset frenuese’ e kontrollojnë rrjedhën e informacioneve nga mendimi dhe perceptimi, si dhe ndihmojnë në parandalimin e trurit që të shpërqendrohet.

Weith dhe Zacks, në prezantimin e tyre kanë treguar se proceset frenuese luhaten duke u bazuar në kohën e ditës.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të jenë të ndarë në dy grupe: në persona të “mëngjesit” dhe në persona të “mbrëmjes”

Por shkencëtarët thonë se njerëzit e mëngjesit janë më të mirë në zgjidhen e problemit gjatë mbrëmjes, ndërsa personat e mbrëmjes janë më kreativë menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top