Connect with us

“Kishte marrë flakë tek këmbët”, kush është djali i biznesmenit që i vunë tritol në Vlorë?

Video

“Kishte marrë flakë tek këmbët”, kush është djali i biznesmenit që i vunë tritol në Vlorë?

"Kishte marrë flakë tek këmbët", kush është djali i biznesmenit që i vunë tritol në Vlorë?S. Shtjefni

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës ku një automjet ka shpërthyer në ecje.

Si pasoj është plagosur një i ri, i cili rezulton të jetë djali i një biznesmeni. Sipas dëshmitarëve i plagosuri kishte marrë flakë në pjesën e këmbëve. 25-vjeçari Ines Hajrulla është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Isa Boletini", pranë godinës së ISSH-së ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka vënë në panik banorët e zonës. Mësohet se ka shpërthyer makina tip Jeep, me targë AA298SL. Paraprakisht thuhet se sasia e tritolit të vendosur brenda makinës ka qenë e madhe.

Priten forcat xheniere për zbardhjen e ngjarjes ndërsa i riu është transportuar me urgjencë në spital. Ende nuk dihet nëse ai ishte person me precedentë penalë si dhe pistat ku po hetohet për të gjetur autorin.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top