Connect with us

Kjo bimë e lufton kancerin dhe mbi 10 sëmundje tjera

Shëndetësi

Kjo bimë e lufton kancerin dhe mbi 10 sëmundje tjera

Bima e quajtur rrodhe (lat. arctium lappa) ka një reputacion të mirë, parandalon dhe shëron sëmundje të ndryshme.

Në disa hulumtime, që ishin bërë te kafshët, bima rrodhe ka treguar efekte të forta kundër lodhjes, e po ashtu edhe kundër disa formave të kancerit.

Është shumë e mirë edhe për mëlçinë, e ushqen atë dhe ndihmon në pastrimin e gjakut. Nxit djersitjen dhe urinimin e shpeshtë, duke ndikuar me këtë rast në pastrimin e organizmit. Luan rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Rrënja e saj posedon insulinë që ndikon mirë te personat e prekur nga diabeti. Vaji i kësaj bime është e rëndësishme edhe për flokët, duke ju dhuruar shkëlqim dhe dukje të shëndetshme.

Nga kjo bimë përdoren rrënjët, gjethet dhe farat. Në kuzhinën japoneze dhe kineze rrënjët e saj përdoren për supë e gjethet për sallatë. Në mjekësinë tradicionale kineze, farat e thara përdoren për shërimin e ftohjes dhe kollës. Zakonisht rritet pranë rrugës dhe fushave të braktisura. Rrënja e saj në vitin e parë të rritjes është shumë shëruese dhe mund të përdoret edhe në preparate mjekësore.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top