Connect with us

Kjo është “sulltanesha” e Shqipërisë, kryebashkiakja më e pasur e vendit

Video

Kjo është “sulltanesha” e Shqipërisë, kryebashkiakja më e pasur e vendit

Kjo është "sulltanesha" e Shqipërisë, kryebashkiakja më e pasur e venditA. Shehaj

Lajme

Disa nga "pashallarët" e vendit i njohëm pak orë më parë, por e dini se kush është kryebashkiakja sulltaneshë e vendit tonë? Ajo është Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, e cila ka të ardhura të majme falë bizneseve dhe parave nga emigracioni.

Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro, shkruan "Shqiptarja.com".

Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë. Po gjatë vitit 2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.

Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.

Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top