Connect with us

Kjo ishte e dashura e zemrës së Enver Hoxhës, për të cilin jetoi gjithmonë me frikë

Kuriozitete

Kjo ishte e dashura e zemrës së Enver Hoxhës, për të cilin jetoi gjithmonë me frikë

Nëse familja mbretërore nuk do të ishte larguar nga Shqipëria, Enver Hoxha mbase do të ishte martuar me Princeshë Mexhide, njërën prej motrave të Mbretit Zogu. E fshehta më e madhe e Enver Hoxhës ishte dashuria për princeshën dhe letrat që shkëmbente me të.
Hoxha gjithmonë ka jetuar me frikën që po zbulohet.

Ata të dy ishin njoftuar gjatë kohës kur Enver Hoxha ishe mësues në Korçë, dhe më vonë e zyrtarizuan lidhjen mes familjesh, kur edhe Mbreti Zog ishte pajtuar që ata të dy të martoheshin, ku kishin vendosur të fejoheshin në pranverën e vitit 1939, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo, pas konfliktit të Shqipërisë me Italinë, familja mbretërore u largua nga Shqipëria për në Greqi, dhe Hoxha me Mexhiden u ndanë, edhe pse kjo e fundit i kishte kërkuar atij të shkonte me ta, dhe iu bashkuar atyre, por deri në fund, pasi familja mbretërore e kishte tradhtuar atë. Enver Hoxha ndërroi mendje kur pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’i merrte një anije britanike që do t’i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll.

Kështu që, pasi mori një sasi të mirë parash nga Princesha e tij, u kthye në Shqipëri. Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u panë më kurrë, ose së paku nuk u takuan.

Por Princesha Maxhide do të vazhdonte që ta torturonte Enver Hoxhën deri në vdekje, në mënyrën e saj. Që prej vitit 1939 e deri sa vdiq rreth gjysmë shekulli më pas, Enver Hoxha do të jetonte me frikën e zbulimit të letërkëmbimit të tij me motrën e Zogut, që do ta shkatërronte politikisht atë.

Gjetja dhe zhdukja e letrave të shumta që ai i kishte dërguar Princeshës Maxhide u bë obsesioni i jetës së tij. Letrat sigurisht që i ruante princesha e cila jetonte në mërgim pranë të vëllait.

Enver Hoxha pas vdekjes së Princeshës Mexhide, i ka dërguar vadimisht lule te varri.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top