Connect with us

Kleofina, shqiptarja e cila pritet ta pushtojë Francën me bukurinë e saj në Miss France 2018 (Foto)

Showbiz

Kleofina, shqiptarja e cila pritet ta pushtojë Francën me bukurinë e saj në Miss France 2018 (Foto)

ajzat shqiptare anë e mbanë botës veçohen për sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare, dhe këtu nuk listohen vetëm emra si Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Një shqiptare tjetër e cila po pushton me ritme të shpejta Francën është Kleofina Pnishi.

Ajo të shtunën arriti të shpallej Miss Provence 2017, miss i një regjioni me 5 milionë banorë në Francë.

Kleofina Pnishi do të përfaqësojë regjionin e Provence në Miss France 2018 që pritet të mbahet shumë shpejt dhe ku pritet të zgjedhet femra më e bukur në Francë.

Bukuroshja shqiptare njihet si aktore dhe modele në skenën ndërkombëtare teksa tash konsiderohet edhe një nga favoritet për t’u shpallur Miss France 2018, shkruan Telegrafi.

Sharmi i brunetës dhe eleganca që e shoqërojnë atë në fotosesione krahas buzëqeshjes unike, e bëjnë atë tejet atraktive dhe të kërkuar për shumë fushata LKSCOMuese, kurse paraqitja në Miss France 2018 do të jetë suksesi më i madh i saj në karrierë.

Kleofina Pnishi në moshën pesëvjeçare u shpërngul me familjen nga Kosova në Francë, ku është rritur.

Ajo vjen nga Gjakova dhe së fundmi qëndroi në vendin tonë para përgatitjeve për Miss France 2018. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top